fbpx

Loredana pozon me armë në dorë

nga Revista Kosovarja

Reperja së fundmi ka udhëtuar drejt Kosovës.

Reperja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër së fundmi ka udhëtuar drejt Kosovës.

Ajo gjatë qëndrimit këtu po publikon mjaft shumë fotografi nga jeta e përditshme apo nga karriera dhe mund të themi se ajo po e shijon kohën e saj në Kosovë.

Së fundmi ajo u pa në Instagram e veshur me mjaft stil dhe teksa ishte duke provuar armë.

Në Instastoryt e publikuar Loredana shihet pa grim dhe mjaft sportive.

Lori së fundmi po përgatitet të lansojë markën e saj të bukurisë me emrin “1218”, emër ky i bazuar në ditëlindjen e vajzës së saj, Hanës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]