fbpx

Thaçi: As politika as shoqëria civile të mos i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese

nga Revista Kosovarja

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën për media thotë se askush nuk duhet të bëjë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, përderisa ky institucion po e trajton çështjen e mandatimit të Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.

Thaçi ka thënë në konferencën e thirrur për media se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretimin e tij për kandidatin për kryeministër.

Ai tutje kërkon që askush të mos i bëjë presion Kushtetueses.

“E theksoj sot se qenësore për demokracinë në Kosovë që GjK të punojë e pavarur, pa presione nga cilado palë, qoftë nga politika, shoqëria civile apo bashkësia ndërkombëtare. Askush nuk mund t’i bllokojë institucionet e vendit”, ka thënë Thaci./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]