fbpx

SHBA i ndanë edhe 500 mijë dollarë për Kosovën në luftën kundër pandemisë

nga Revista Kosovarja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë edhe 500.000 dollarë për Republikën e Kosovës për ta luftuar koronavirusin.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka njoftuar se shteti i tij ka vazhduar ndihmën ndaj Kosovës në kohë pandemie.

“Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID si ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftim e ambasadës amerikane, shkrim të cilin e ka shpërndarë edhe vetë ambasadori Kosnett.

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirus, Amerika kanë ofruar ndihmë të vazhdueshme për Kosovën në luftën kundër pandemisë dhe për ata që kanë qenë në front me pandeminë./gazetametro/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]