Donaldi dhe Beatrix janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Ata vijojnë të jenë në qendër të mediave rozë, pasi Trixa u eleminua, ndërsa Donaldin po vazhdon ende lojën i mbyllur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Së fundmi, aktori e ka surprizuar partneren me një gjest tepër romantik. Pas largimit të Beatrix ai vendosi një fotografi të saj tek shtrati i tij për ta parë herë pas here. Ndërsa mbrëmë e ka stampuar në bluzën e tij, teksa i tha Beniadës që pëlqen ajo foto e këngëtares.
Këtë moment e ka parë edhe Beatrix e cila e ka ndarë në Instastory dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.
Kujtojmë, që Beatrix pak ditë më parë publikoi një këngë, të cilën ia dedikoi Donaldit, duke i emocionuar të gjithë. Sidomos Donaldin i cili ka thënë se kjo është gjëja më r madhe që dikush ka bërë për të dhe e ka konsideruar si “film”.