fbpx

Katër arrestime në Prishtinë pasi u kontrolluan dy banesa, dyshohen për trafikim me njerëz dhe posedim të narkotikëve

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës pas kontrollimit të dy banesave në Prishtinë, ka arrestuar katër persona.Katër të arrestuarit, tri femra dhe një mashkull, të moshave nga 21 – 42 vjeç, dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve”.

Policia si provë materiale ka konfiskuar: pajisje elektronike: katër (4) telefona mobil, një (1) Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

Lidhur me këtë rast, viktima e trafikimit është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.Policia e Kosovës thotë se do të mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]