fbpx

Haki Abazi e quan Thaçin rrenc e të poshtër

nga Revista Kosovarja

Pas deklaratës së Presidentit Hashim Thaçi se Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla kanë shkuar në dhomën e përgjimeve në Telekom dhe kanë fikur kamerat për tre ditë, ka ardhur reagimi i Haki Abazit.

Abazi thotë se Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër.

“Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër” shkruan Abazi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka akuzuar kryeministrin Kurti se ditë më parë bashkë me u.d së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zëvendëskryeministrin Haki Abazi janë futur në dhomën e përgjimeve në PTK.

Thaçi ka thënë se kjo është vepër e rëndë penale, për çka sipas tij janë të njoftuar edhe autoritetet.

“Shkuarja e Kurtit, Haki Abazit dhe Sveçlës në dhomën e përgjimeve në PTK është shqetësuese, është shkelje flagrante e ligjit. Në atë dhomë mund të futet vetëm kryeprokurori apo zyrtarët e autorizuar nga ai. Shtrohet pyetja pse ky grup shkoi aty”, tha Thaçi në Debat Plus.

Madje Thaçi ka thënë se shkuarja e Kurtit aty i ka paraprirë ndalja e kamerave për tri ditë me radhë.

“I kanë ndalur kamerat për tri ditë rresht e kanë vizitu dhomën e përgjimeve. Kjo është vepër penale. Kjo është shkelje flagarante e ligjit, shkuarja fshehtas, ndalja e kamerave dhe shkuarja në dhomën e përgjimeve të PTK-së. Ata duhet të përballen me drejtësinë për këtë”, u shpreh ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]