fbpx

Gili ka disa fjalë për djalin e madh

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Fevzije Konushevci apo siç e njohim te gjithë me emrin artistik “Gili” është një nga emrat më të popullarizuara në tregun muzikor.

Në çdo projekt kujdeset të sjellë diçka të re së bashku me mbështetjen e bashkëshortit të saj tekstshkruesit të njohur Ilir Berani , shkruan “Kosovarja”.

Të dy përbëjnë një çift mjaftë simpatik e shumë të dashur nga publiku shqiptar, ku nuk mohohet as privatësia e tyre për të cilët gjithmonë janë gojëhapur lidhur me risitë nga këta të dy dhe dy djemtë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Gili tregojë se është ditë mjaftë e veçantë në familjen e tyre pasi ka ditëlindjen djali i madh i cili mbushi plotë 29 vite jetë.

Nuk kishte si të mungonte urimi më i bukur nga ana e saj, e cila si gjithmonë edhe kësaj radhe shkroi fjalët më të ëmbla që ekzistojnë.

“Sot 29 vite më parë erdhe ti BIRI IM i parë ROBERT për të më mësuar se në këtë jetë ja vlenë për të jetuar e sakrifikuar për një djalë si ti!Ti je lumturia e krenaria e mamit babit dhe vëllaut tënd Redonit !I bëfsh 100”, ishte mbishkrimi i imazhit./Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]