fbpx

Stresi: Tayna është nëna e repit

nga Revista Kosovarja

Që prej ditës së parë që u bë pjesë e “Big Brother Vip Kosovo”, Stresi ka qenë një prej personazheve më të përfolur.

Nga marrëdhënia me banorët, te deklaratat për ish-gruan Kejsin, Stresi ka ditur si ta marrë gjithë vëmendjen. Së fundmi ai ka folur edhe për kolegët. I pyetur nga banorët se cila është sipas tij, reperja më e mirë në Kosovë, Stresi ka thënë se është Tayna.

“Nëna e rap-it në Kosovë për mua është Tayna, është më shumë duke e bërë stilin e rap-it, ajo t’i merr 15 mijë për 35 minuta (performancë), i merr 25 mijë vetëm për 31 dhjetor nuk është duke i marrë kot ato, Dafina Zeqiri është diva, kjo është shija ime”, ka thënë Stresi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]