fbpx

Presidenca i reagon Vuçiqit: Përpjekja për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet

nga Revista Kosovarja

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mban pak shpresa për një marrëveshje normalizimi me Kosovën me pushtetin aktual në Prishtinë.

Në një përgjigje dedikuar presidentin serb, Vela ka thënë se ka kaluar koha kur Beogradi vendoste se kush drejton institucionet e Kosovës.

“Vuçiq aludon se me një lidership tjetër në institucionet e Kosovës, ai do të mund ta arrinte normalizimin. Megjithatë, koha kur Beogradi vendoste se kush drejtonte institucionet e Kosovës ka kaluar”, ka shkruar Vela.

“Përpjekja e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet”, ka shtuar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]