fbpx

Bajrami i Madh në botë përmes fotografive, BBC-ja e përfshin edhe Tiranën

nga Revista Kosovarja

Miliona myslimanë në mbarë botën po e festojnë të premten Bajramin e Madh, festë që e shënon përfundimin e muajit të agjërimit, i cili është njëra ndër shtyllat kryesore të Islamit. Televizioni BBC ka përzgjedhur edhe një fotografi të mijëra besimtarëve myslimanë duke u falur në Tiranë.

Agjencitë e lajmeve, AFP dhe “Reuters”, na sjellin disa pamje të bukura nga vende të ndryshme të botës, ku besimtarët myslimanë shihen duke u falur dhe duke festuar.

Myslimanët shihen duke shkëmbyër dhurata në ditën e parë të Bajramit të Madh në kompleksin e xhamisë “Al-Aqsa” në Jerusalem.

Disa besimtarë myslimanë duke hyrë në stadiumin komunal të qytetit sirian të kontrolluar nga rebelët, Idlib, për të marrë pjesë në namazin e mëngjesit.

Mijëra besimtarë duke u falur të premten në mëngjes në Bishkek të Kirgizisë.

Një vajzë myslimane i shfaq zbukurimet në duar para se të marrë pjesë në lutjet për Bajramin e Madh në Nairobi të Kenias.

Besimtarët myslimanë grumbullohen te varret e të dashurve të tyre pas lutjeve të mëngjesit në varrezat e qytetit Idlib të Sirisë.

Një fëmijë shikon në largësi, përderisa besimtarët falen në banda Aceh të Indonezisë.

Radhët e besimtarëve duke u falur në Kuwait City të Kuvajtit.

Disa fëmijë morën pjesë në mesin e të rriturve në lutjet e mëngjesit në Gaza të Palestinës.

Burra, gra e fëmijë në mjedis të hapur afër një xhamie të Stambollit.

Disa burra urojnë njëri-tjetrin pas lutjeve të Bajramit në Khartoum të Sudanit.

Një fëmijë i shikon besimtarët duke u falur në një xhami në Basra të Irakut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]