Lady Gaga ka zbuluar arsyen që ka qenë larg syrit të publikut gjatë muajve të fundit.
Në një letër për ndjekësit e saj në Instagram, ajo shkruan: Kam përjetuar krijimtarinë time që nga vera e kaluar në një mënyrë vërtet të veçantë dhe privat.
“Kam shkruar dhe prodhuar muzikë për një projekt të veçantë, jam përgatitur për muaj të tërë duke zhvilluar karakterin tim për ‘Joker’, kam filmuar ‘Joker’ për shumë muaj (një kohë shumë introspektive), kam drejtuar start-up-in tim Haus Labs, duke bërë punë filantropike, dhe gjithashtu kam punuar në editimin e filmit Chromatica Ball”, tha ajo.
Fituesja e “Oscar”, e cila luan si Harley Quinn përballë Jokerit të Joaquin Phoenix në “Joker: Folie a Deux”, tha se koha larg vëmendjes i ka dhënë asaj një shans për t’u shëruar dhe rimbushur, shkruan PageSix.