fbpx

Bebe Rexha merr seriozisht publikim e këngës në gjuhën shqipe, thotë se është duke e punuar

nga Revista Kosovarja

Bebe Rexha mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve kur pak muaj më parë publikoi një demo të një këngeje të realizuar në shqip.

Sigurisht që kjo u pa me shaka nga audienca e saj shqiptare, duke marrë parasysh se si një emër i njohur globalisht – ajo i realizon të gjitha këngët në gjuhën angleze.

Por mesa duket, Bebe Rexha e ka marrë seriozisht realizimin e këngës në shqip, e cila me gjasë do të titullohet “Të Dua”.

Në vargjet që ajo këndon, mund të dëgjohet teksa thotë: “Ti je vetëm për mu; A e din sa shumë të du: Dorë për dore në këtë botë; From New York to Kosovo”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]