fbpx

Loredana shfaqet me flokë të shkurtra: Fansat ia gjejnë menjëherë se si kush po përngjanë

nga Revista Kosovarja

E kemi parë shpesh të eksperimentojë me modelet e flokëve, por sot Loredana na habiti të gjithëve kur u shfaq me flokë të shkurtëra, siç nuk e kishim parë asnjëherë më parë.

Duhet ta pranojmë se për hir të së vërtetës, këngëtarja duket shumë ndryshe me look-un e ri dhe në fillim mezi e njohëm.

Mirëpo, fansat i kanë gjetur autores së hitit “Angst” edhe personazhin me të cilin ngjan dhe gjejeni pak cili është.

Po, e dimë edhe ne se në këto foto Loredana ngjan shumë me Ken-in dhe duhet ta pranojmë se ishte një gjetje shumë funny.

Ende nuk e dimë nëse Loredana ndryshoi look për ndonjë klip të ri, apo thjesht për qejf, por ka ndryshuar shumë dhe kjo është pak por e sigurt.

Pak më parë, reperja ka njoftuar projektin e ri në bashkëpunim me Summer Cem dhe KC Rebell, që publikohet javës tjetër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]