fbpx

30 % e kosovarëve nuk besojnë që ka virus

nga Revista Kosovarja

Një pjesë e madhe e kosovarëve nuk besojnë që ka koronavirus, e për këtë ka reaguar kryeministri Avdullah Hoti.

Ai tha se do të fillojnë me publikimin e reportazheve ditore nga Klinika Infektive për t’iu treguar qytetarëve se me çfarë përballen të shtruarit në spital të infektuar me Covid-19.

“Do të fillojmë me reportazh të rregullt nga Klinika Infektive, në mënyre që t’iu tregojmë qytetarëve se me çfarë përballen pacientët. Në bazë të vlerësimeve, 30% e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë që Covid-19 është real, nuk besojnë që ai është i rrezikshëm. Kjo është e patolerueshme”, u shpreh kryeministri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]