fbpx

Dëmet e përmbytjeve në Slloveni mund të shkojnë mbi 500 milionë euro

nga Revista Kosovarja

Kryeministri slloven Robert Golob tha se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e fundit në vend mund të kalojë 500 milionë euro.

Sipas lajmeve të Agjencisë Sllovene të Shtypit (STA), shumë automjete janë përmbytur, disa rrugë kryesore në vend janë mbyllur për shkak të përmbytjeve dhe shumë ura janë shembur.

Stuhitë dhe reshjet rekord që goditën Slloveninë të premten morën të paktën tre jetë njerëzish.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]