Mjeku Shefki Meta është një ndër mjekët e prekur nga koronavirusi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, mjeku ka përshkruar me detaje ditët që kaloi në spitalin Infektiv. Ai thotë se gjendja e tij u përkeqësua dhe kërkoi që të shtrohej në spital për të marrë trajtim. Ditët në Spitalin Infektiv mjeku i cilëson si “ferr”, ku thotë se jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit.
“Unë isha mjeku që kërkoja ndihmë dhe jetë, ndërsa rreth e rrotull shumë të tjerë lëngonin dhe luftonin me jetën. Isha futur në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin më të hollë se fija e perit. Në ato çaste në kokë mu rrotullua jeta ime që herë më vinte si mirazh dhe herë si keqardhje që mund të largohesha nga kjo botë, pa pritur e pa kujtuar”, shkruan mjeku mes të tjerash.
Ai thotë se qëndroi disa ditë në spital teksa mjekimet tashmë po i merr në shtëpi dhe po lufton ende me COVID-19. Ndërsa apelon të gjithë qytetarët se e vetmja armë është vetmbrojtja.
Mesazhi i mjekut në Facebook
https://www.facebook.com/shefki.meta/posts/3690099591003515?__cft__[0]=AZWt71tB9TikSUo0qq8zE59ZtG2ECw1pfyAImsx-9ocBizwrKkhXXotu-tpsAo0hn35HrzRQRufXPsGQvXMkdyQghrLfBATD4JgjUVtdhZ64T4fdZqZvkVBaoy8dPN-S8_g&__tn__=%2CO%2CP-R