fbpx

Protesta e 18-të “Serbia kundër dhunës”, qindra serbë dalin rrugëve të Beogradit

nga Revista Kosovarja

Të shtunën e parë të shtatorit në orën shatë pasdite ka nisur protesta e re “Serbia kundër dhunës”, kushtuar gjendjes së arsimit dhe shtetit ligjor në Serbi.

Protesta “Serbia kundër dhunës” do të nis para Kuvendit të Serbisë, ku janë mbledhur disa qindra qytetarë, raporton Danas.

Qytetarët serbë janë mbledhur për herë të 18-të në protestat që filluan pas vrasjeve masive në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” dhe fshatrat rreth Mlladenovcit dhe Smederevës.

Një nga kërkesat fillestare të protestës ka qenë edhe dorëheqja e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]