fbpx

Musliu-Shoshi: S’ka më marre se sot me qenë deputet i VV-së, kukulla të Albinit

nga Revista Kosovarja

Në mungesë kuorumi ka dështuar shqyrtimi i peticionit të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Ky dështim ka ardhur si rezultat i mungesës së deputetëve të mazhorancës, të cilët nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

E lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se s’ka më marre se sot me qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

“S’ka ma rend e marre se sot me qenë deputet i LVV-së! Lëre qe nuk guxojn shumica prej tyre me votu e me fol asgjë në bazë të bindjes që kanë, por as me ndëgju Sindikatën e Policisë sot, e Sindikatën e MPJD-së dje e me marr pjesë në komisione hetimore! Asgjë më shumë puppet’s (kukulla) të Albinit e Dejonës!”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.

https://www.facebook.com/arianamusliushoshi/posts/795368012598137?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]