fbpx

Nënë e bir vdiqën në Pejë, Fondacioni Behgjet Pacolli ia transferon 17 mijë € familjes

nga Revista Kosovarja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se fondacioni i tij, ka transferuar 17 mijë euro në llogarinë e familjes Ademaj në Pejë.

Familja Ademaj nga Peja ka humbur dy familjarë gjatë vërshimeve shkatërruese të muajit qershor.

“Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ ka transferuar vlerën prej EU 17.000 në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja. Familja Ademaj, para disa javësh është goditur nga vërshimet, dhe përveç dëmeve material familja ka humbur edhe dy familjarë të shtrenjtë”, është shprehur Pacolli në njoftimin e tij.

Tutje, ai ka shtuar se fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka falënderuar secilin që ka kontribuar për ndihmën e këtyre rasteve.

Vërshimet ku humbën jetën nënë e bir në Pejë, kanë ndodhur në qershor të këtij viti, ku u shkaktuan edhe shumë dëme materiale.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/860128352142724?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]