fbpx

Testi i ri i gjakut mund ta detektoj koronavirusin brenda 20 minutash

nga Revista Kosovarja

Hulumtuesit në një universitet australian kanë gjetur një metodë të re të testimit për koronavirusin e ri, që mund ta detektojë atë brenda vetëm 20 minutash.

Kandidatë të doktoraturës me specializime të ndryshme shkencore në Universitetin Monash të Melburnit kanë punuar së bashku për zhvillimin e teknologjisë së re të testimit për COVID-19, raporton AP.

Testi përdor mostrat e gjakut dhe është në gjendje t’i procesojë mbi 700 mostra për çdo orë, përmes aparaturave diagnostike.

Të premten, shteti Victoria i Australisë ka raportuar një rekord të ri prej 428 rastesh dhe tri vdekjesh, shumica në Melbourne, i cili është mbyllur sërish që nga java e kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]