fbpx

Ekskluzive: Ky është qytetari që shpërfaqi dhunë ndaj dy femrave, në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Indeksonline ka publikuar dje një rast ku një qytetar shihet duke përdorur forcën ndaj dy femrave në një vendparkim të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën “Sylejman Vokshi”.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se qytetari i dhunshëm është Bekim Catot nga Mitrovica.

Ai është arrestuar pasditën e djeshme në Pejë.

Në njoftimin e policisë thuhet se Catot ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar shoferët e veturave të aksidentuara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]