Këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa ka uruar bashkëshortin e saj, Shkumbin Kryeziun, me rastin e ditëlindjes së tij. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një mesazh të veçantë:
“Të paçim me shëndet e jetë! Gëzuar zemër, na u bëfsh 100!”
Ky urim i ngrohtë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të çiftit, të cilët janë bashkuar me urime të shumta për Shkumbinin në këtë ditë të veçantë.
Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu janë një çift i njohur në skenën muzikore shqiptare, duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme muzikore gjatë viteve.