Safete dhe Zahide Mustafa, dy emra të njohur e të dashur për publikun shqiptar, prej dekadash janë sinonim i muzikës popullore.
Motrat kanë rrëmbyer zemrat e artdashësve me këngët e tyre të përbashkëta dhe harmonitë karakteristike që i kanë bërë të dallueshme.
Për publikun, Safetja dhe Zahidja janë pothuajse të pandara, jo vetëm në koncerte dhe para kamerave, por edhe në jetën e përditshme, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, e vërteta është se motrat Mustafa, ndonëse të lidhura ngushtë nga muzika dhe dashuria familjare, kanë rutina dhe angazhime të ndryshme në jetën jashtë skenës.
Burime pranë tyre bëjnë të ditur se secila prej motrave ka ndjekur interesat dhe prioritetet personale ndër vite.