Dua Lipa ka përfunduar fazën evropiane të turneut “Radical Optimism” më 27 qershor në Dublin dhe deri tani ka arkëtuar plot 112.3 milionë dollarë nga 44 shfaqje, me 960,000 bileta të shitura, sipas Billboard Boxscore.
Ky është turneu më i madh i saj deri më sot dhe ajo ende nuk ka prekur Amerikën!
View this post on Instagram
Turneu nisi në Azi, ku grumbulloi 21 milionë dollarë, vijoi në Australi e Zelandë të Re me 17.2 milionë, dhe shpërtheu në Evropë me 74.1 milionë dollarë nga vetëm 23 shfaqje. Rekordi? Dy netë në Wembley Stadium, me 151,000 bileta dhe 19.1 milionë dollarë të ardhura.
Dua Lipa do të performojë në natën e parë të festivalit Sunny Hill, më 1 gusht 2025. Kjo do të jetë një nga paraqitjet më të veçanta të verës, përballë publikut të saj vendas, përpara se të vazhdojë pjesën tjetër të turneut në Amerikë dhe Amerikën Latine.
Nga shtatori, Dua do të pushtojë Amerikën dhe Amerikën Latine, dhe parashikimet tregojnë se turneu mund të arrijë deri në 175 milionë dollarë. Me këto ritme, ajo po e shndërron suksesin në standard të ri në industrinë pop.