fbpx

Stresi reagon për arrestimin e Noizyt në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar përmes një videoje në InstaStory pas lajmit të arrestimit të Noizyt në aeroportin e Cyrihut, Zvicër.

Ngjarja, e cila bëri bujë në media dhe rrjete sociale, ka sjellë një sërë reagimesh publike, por Stresi ka vendosur të qëndrojë në anën e kolegut të tij.

Në deklaratën e tij, shprehu keqardhje për mënyrën se si një pjesë e publikut në Shqipëri reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve.

“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Fatkeqësisht në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq”, tha ai.

Tutje, theksoi bindjen se arrestimi i Noizyt është rezultat i një keqkuptimi të madh dhe të padrejtë.

Sipas tij, kjo situatë është një inskenim i qëllimshëm për ta dëmtuar reperin në një moment vendimtar të karrierës së tij, pasi sapo kishte publikuar albumin e ri dhe kishte nisur projektet për turne e koncerte.

“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh për sa i përket çfarë i ka ndodhur Zinit… Është një inskenim shumë shumë i madh që iu ka bë në Zvicër, padrejtësi shumë e madhe”.

Në fund të reagimit, Stresi bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe mbështetje mes njerëzve, duke shtuar se Noizy do të dalë shumë shpejt i pafajshëm dhe si gjithmonë ‘triumfues’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]