fbpx

Pse Brad Pitt po kërkon mesazhet private të Angelina Jolie?

nga Revista Kosovarja

Brad Pitt ka depozituar në gjykatë një kërkesë zyrtare për të detyruar ish-gruan, Angelina Jolie, që të dorëzojë mesazhet e saj private dhe komunikimet me Alexei Oliynik, një përfaqësues i grupit Stoli, lidhur me shitjen e pjesës së saj në pronën verëtare “Château Miraval” në Francë.

Aktores i akuzohet se ka shitur pjesëmarrjen pa miratimin e Pitt-it, duke shkelur një marrëveshje që kërkonte aprovimin e dyanshëm.

Gjithashtu, Pitt kërkon që Oliynik të paraqitet për depozitim, pasi besohet se ndodhet në Zvicër dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë, duke përfituar nga imuniteti ligjor zviceran. Megjithatë, avokatët e Pitt-it argumentojnë se mund të organizohet depozitim në distancë.

Kjo mosmarrëveshje vjen pas ankeseve ligjore të Pitt-it në shkurt 2022 dhe kundërankesës së Jolie në shtator të njëjtit vit, në të cilën ai akuzohej për një “fushatë hakmarrëse” ndaj saj.

Pavarësisht miratimit të divorcit në dhjetor 2024, konflikti mbi pronësinë e verës mbetet ende nën shqyrtim, ndërsa gjyqtari kërkoi më parë që Jolie të dorëzonte tetë vjet marrëveshje NDAs për të vërtetuar kërkesat e Pitt-it.

Burime pranë Jolie-së shpresojnë për një zgjidhje pa tensione për fëmijët, por personat nga rrethi i Pitt-it theksojnë se veprimet e Jolie-së kanë shkaktuar “dëme kolaterale të mëdha” për familjen . Gjithashtu, një burim ka zbuluar që Pitt, i cili ende përpiqet të rivendosë marrëdhënien me fëmijët e tij, ndjen se “gjërat nuk janë zgjidhur plotësisht”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]