fbpx

Thumb i hapur, Vivien tallet keq me Mozzik dhe Getinjon?

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, edicioni i parë, Vivien Thano, ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një postim në rrjetin social Threads.

Ajo shkruan:

“Po prisja, thashë se do e rregullonit dorën mbas kaq shumë kohësh, po hiq, keq e më keq dmth.”

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime dhe spekulime nga ndjekësit, të cilët pyesin nëse këto fjalë janë një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj reperit Getinjo.

Janë dy arsye kryesore pse ndjekësit janë të bindur se ky postim i është drejtuar pikërisht atij.

Së pari, momenti nuk është rastësor – statusi i saj vjen menjëherë pasi Getinjo dhe vëllai i tij, Mozzik, publikuan projektin e tyre të ri muzikor, çka ka bërë që shumë fansa ta lexojnë si një reagim thumbues ndaj klipit apo stilit të tyre artistik.

Së dyti, vetë mënyra e formulimit të fjalisë sugjeron që ajo po i drejtohet në shumës, çka ka shtuar aludimet se komentet e saj nuk janë vetëm për Getinjon, por edhe për personat e afërt me të.

Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova dhe lidhja e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit.

Megjithatë, marrëdhënia e tyre kaloi në ulje-ngritje: u ndanë, u ribashkuan, por në fund i dhanë fund përfundimisht lidhjes.

Në një intervistë pas ndarjes, Vivien kishte treguar arsyet personale që çuan në përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]