Nëse flasim për gjendjen e spektrit politik të Kosovës, është skenë! Por, çfarë skene? Gjithfare, por jo skenë politike, të kuptohemi. Më shumë është skenë tragjikomedike. Mbase pajtoheni. Nuk ka diçka që nuk dihet për rrugëtimet politike të partive tona.
Rivaliteti i vrazhdë mes partive jep të kuptosh mbititullin e kësaj skene: Luftë për pushtet,nën maskën e popullit dhe shtetit. Pas ores 20.00 të mbrëmjes në të gjitha programet televizive publike, çdo kund ka vetëm debate politike.
Të gjitha televizionet, përfaqësojnë nga një parti apo koncept politik. Tashmë edhe elektorati përcjell televizione sipas aderimit të partive politike, si për shembull, te Fidani- LVV, apo në RTK- PDK-ja, dhe të tjera dhe të tjera… Dihen edhe moderatorët se kush me kë është, pos që “Pressing” nuk favorizon, por edhe kur nuk favorizon, ata të favorizuarit e dikurshëm hidhërohen!
Pra dhe shkurt: skena jonë politike, aq shumë është banalizuar sa përngjan në skenë tragjikomike. Dihet pse kanë rënë nga qeveria PDK-ja, dihet pse ka ardhur LVV e LDK, dihet si e ka kaluar pragun NISMA, dihet si ka qeverisur Ramushi, dihet pse ka rënë me mocion Albin Kurti, dihet edhe që po “ vjen” Avdullah Hoti në krye të qeverisë, dihet se dhe pse PDK-ja po qëndron në opozitë.
Vetëm dicka nuk dihet: A mos po na shfaqen dy qeveri: Qeveria që vjen , si e votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe qeveria Kurti.
Mos po synon një qeveri paralele që duhet njërën qeveri ta ndal shteti me forcë policore apo dikush tjetër. S.Krivaça / Kosovarja/