Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do hyjë në “BBV3”? Meri Shehu thyen heshtjen

nga Revista Kosovarja

Prej disa kohësh është përfolur se astrologia e njohur Meri Shehu do jetë një nga konkurrentet e “Big Brother VIP 3” që nis më 13 janar në Top Channel.

E ftuar në “Wake Up”, Meri është pyetur për pjesëmarrjen e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e cila shprehet se po hyri, do vazhdojë të bëjë parashikimet e saj për çdo shenjë horoskopi.

Neada Muçaj: Një nga emrat që po qarkullon, të paktën nga portalet është edhe emri yt.

Meri Shehu: Ku di unë, mendojeni juve, nuk e di për momentin.

Moneytizer Paragrafi 4

Blendi Salaj: Po të vinte një ftesë do e mendoje, do e konsideroje?

Meri Shehu: Do e mendoja, do e konsideroja. Pse të mos ta mendoj?

Enxhi Nasufi: Meri mendoj po u fut aty do vendosë një rregull në shtëpinë e “Big Brother”, “mos më pyesni më për horoskopin, për punë”.

Meri Shehu: Unë po u futa horoskopin do bëj, por puna është si do ta bëj?

Më këto komente Meri Shehu na lë të kuptojmë se është e hapur ndaj ftesës për t’u futur në Big Brother.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]