Vështirësitë e zgjidhjes së problemit të presidentit pas vendit vakant që la Hashim Thaçi, kanë prodhuar krizë institucionale në Kosovë.
Ramush Haradinaj, e ka futë në krizë zgjedhjen e presidentit, duke këmbëngulur për ta trashëguar vetëm ai këtë post. Asnjë parti, nuk po duket e pajtimit që i pari i AAK-së ta zë vendin e presidentit dhe si pasojë, para pak ditësh ka nis të flitet edhe për një president nga zarfi , si mundësi për shthurje të krizës rreth presidentit.
Nëse do të zgjidhej presidenti, qeveria Hoti do të ketë mundësi vazhdim të mandatit , përmes infuzionimit qeverisë aktuale edhe me PDK-në.
Ka zëra që kanë nisur të kërkojnë nga SHBA ndërhyrje në zgjidhjen e këtij problemi, sikur që ishte rasti me Atifete Jahjagën, ish presidenten e dalut nga zarfi.
A i paguhet kjo shtetit të Kosovës?
Një president i dalur nga zarfi,nuk është ideja më e mirë për ta sjellur në krye të shtetit një njeri sa për ta zënë vendin presidencial.Është zgjidhja me e keqe e mundshme.Por as president apolitik, nuk do të gjendet në Kosovë, edhe me kusht të ndryshimit të ligjit zgjedhor për një president të zgjedhur nga populli.
Me rëndsi është zbatimi i kushtetutës, cilido njeri që do të vinte në krye të shtetit, me kusht që të ishte i merituar .
Në qarqe okulare ka zëra se zonja Vjosa Osmani , është një kandidate e mundshme të vjen nga zarfi.Ende askush nuk e ka pohuar as mohuar një lakim emri të saj që nuk ka ardhur nga qarqe zyrtare.
Pse do të ishte e mundur të del nga zarfi zonja Osmani?
E para , është se ajo nuk ka aktualisht parti politike.Partiakisht është në “ler”.Është në konflikt me LDK-në prej nga rrjedh prejardhja e saj politike.
Kjo është një përparësi dhe epërsi që i jep avantazhe zonjës Vjosa Osmani të zgjedhet në krye të shtetit , pasi edhe ashtu kushtetuta ia mundëson deri në gjashtë muaj ushtrimin e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës.
Sikur duken sot gjërat, vendi më parë mund të shkojë në zgjedhje të reja, por edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, nuk do të jetë lehtë të zgjedhet presidenti-ja.
Para së gjithash , presidenti i vendit sipas kushtetutës në fuqi, del nga marrëveshjet ndërpartiake.Zgjedhja e presidentit tash për tash në Kosovë është Pazar politik.Ai që pranon ta votojë një emër të një partie për president, partia tjetër kalkulohet t’ia votojë asaj një llogari dhe kjo i bie tamam siç e tha Ramushi se “më votojnë mua president e ne ia kthejmë votat për dicka tjetër kur t’i duhet asaj partie”. Safet Krivaça /Kosovarja/
