Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do të anulohet dasma e shumëpërfolur e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez?

nga Revista Kosovarja

Ajo kishte vendosur të lidhte kurorë me të fejuarin e saj Alex Rodriguez këtë vit.

Por Jennifer Lopez ka zbuluar se dita e dasmës së çiftit është prekur nga pandemia e koronavirusit, gjatë emisionit Ellen DeGeneres Shoë të martën, në transmetim nga shtëpia.

Ylli i filmit “Hustlers”, 50 vjeç, pranoi se ata nuk kanë caktuar një datë për ditën e tyre të veçantë për shkak të pasigurisë aktuale globale në lidhje me pandeminë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në fakt, ndikoi paksa, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave apo ndonjë gjëje të tillë”, u shpreh JLo.

Ellen gjithashtu e pyeti se si JLo dhe Alex po kujdesen për fëmijët e tyre që po mësojnë online. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar Natasha, 15, dhe Ella, 11, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç.

“Unë i ndihmoj për detyrat e shtëpisë”, rrëfeu nëna e dy fëmijëve gjatë intervistës që u regjistrua jashtë shtëpisë së saj në Miami, aty po kalon ditët e karantinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]