Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do të hapen edhe bastoret e kazinot?

nga Revista Kosovarja

Në të gjithë territorin e Kosovës vazhdon të mos lejohet ushtrimi i veprimtarisë së bastoreve.

Në mbledhjen e sotme te Qeverisë së Kosovës është vendosur që të bëhet ri-hapja e Llotarisë së Kosovës. por jo edhe lojërat tjera të fatit.

“Një sqarim, ky ligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Llotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant. Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Llotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, tha Bajrami në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për rithemelimin Lotarisë se Kosovës. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se projektligji parasheh rithemelimin e Lotarisë qe parashihet të jetë sukses juridik i ish subjektit Lotarisë së Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]