Glauk Konjufca pritet që përsëri ta marrë pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai është shprehur se do të ishte befasi nëse ai nuk do të ishte kandidat për kryetar në legjislaturës që pritet të konstituohet javën e ardhshme.
“Nuk e përjashtoj. Mirëpo nuk mund ta di unë nëse i marr votat e nevojshme. Askush nuk e di, a do të jem kryetar, por kandidati nuk e përjashtoj mundësinë”, është shprehur Konjufca.
“Do të ishte befasi nëse nuk do të isha kandidati për kryetar të Kuvendit”, është shprehur ai duke buzëqeshur.Konjufca ka thënë se tashmë 80 përqind e përbërjes së qeverisë së re është caktuar.“Nuk i kemi bërë publike deri tash ndonëse konsideroj se mbi 80 përqind e qeverisë deri tash dihen. Publike do t’i bëjmë kur të jemi momenti konkret i zgjedhjes së qeverisë”.
Sa i përket pozitës së Kryetarit të Kuvendi, Konjufca ka thënë se nuk do të ketë nevojë sikur më 2019 që të bëhen kompromise për ta liruar për dikë tjetër këtë pozitë. /Klan Kosova/