Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do të jetë Vlora Çitaku nënkryetare në PDK? Flet Memli Krasniqi

nga Revista Kosovarja

Vlora Çitaku është parë krah Memli Krasniqit në krejt aktivitetet dhe ngjarjet ku ai ishte pasi u zgjodh kryetar i PDK-së.

Mbi artikull

Por, ku do të jetë Vlora Çitaku në PDK pas rikthimit në këtë parti pas aktivitetit të saj diplomatik?

“Me Vlora Çitakun ne kemi bashkërrugëtuar në politikë prej kur unë jam në PDK. Unë e kam gjetur aty Vlorën, sepse ajo është aty prej themelimit. Duke e njohur prej më herët, prej shkollës së mesme, kemi pasë gjithmonë një afërsi. Ajo ka qenë ndër njerëzit më të afërt edhe në kohën kur kemi punuar bashkë në kabinetin e Hashim Thaçit. Ajo ka pasë më pas një shkëputje për shkak të angazhimeve diplomatike dhe përfaqësimit jashtëzakonisht të denjë që na e ka bërë”.

“Ajo do të jetë një ndër shtyllat kryesore të punës time dhe të përbashkët. Do të bëhem i drejtë ndaj anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së të cilët shpresoj që do t’i takoj ditëve të ardhshme për t’ua prezantuar ekipin e përgjithshëm. Duke pasë respekt për pozitat e tyre do të rezervohem për të thënë pozicionin e Vlora Çitakut, i cili mund të jetë i nënkuptueshëm. Gjithsesi Vlora Çitaku do të jetë krahu im i djathtë bashkë me edhe më të tjerë me të cilët jam i sigurt se do të jetë një ekip me sinergji të jashtëzakonshme për fazën e ardhshme në PDK”, ka thënë Krasniqi në Klan Kosova.

Moneytizer Paragrafi 4

Kryetari i PDK-së deklaroi se është shumë i lumtur që Vlora Çitaku është rikthyer në këtë parti.