Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do të ketë nesër gaz lotësjellës në kuvend?

nga Revista Kosovarja

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje një ditë para se të hidhet në votim Qeveria Hoti.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mbajtjen e protestave, porse për hapat e ardhshëm i takon të vendosë grupit parlamentar.

“Ka pasur disa ide, disa propozime, por Grupi Parlamentar aktualisht është duke e mbajtur mbledhjen dhe ata do të vendosin se cili do të jetë qëndrimi i tyre në seancën e nesërme” tha Haxhiu.

Mes tjerash ajo ka thënë se Grupi Parlamentar është duke vazhduar takimin, ku do të vendoset për veprimet në seancën për votimin e qeverisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa Liburn Aliu ka hedhur poshtë mundësinë që në seancën e nesërme të ketë gaz-lotsjellës sikur në seancat e kaluara.

“Kur kemi qitur gaz-lotsjellës ka qenë demarkacioni, por për çështje të qeverisë ne diskutojnë dhe mbajmë qëndrime politike”, tha Aliu.

Duke folur rreth protestave të ardhshme të mundshme, Aliu tha se protesta e paralajmëruar për datën 5 qershor nuk është e thirrur nga ana e kësaj partie. /
Gazeta Sinjali/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]