Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do të marrë pjesë Behgjet Pacolli në seancën e Kuvendit?!

nga Revista Kosovarja

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, do të jetë pjesë e seancës së ditës së shtunë në Kuvendin e Kosovës, e cila pritet ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës – votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.Këtë e bëri të ditur për Klan Kosova, këshilltari i tij Jetlir Zyberaj.

Sipas tij askush nuk mund ta privojë Pacollin nga kjo e drejtë që i takon me Kushtetutë.

Zyberaj gjithashtu komentoi deklaratën e Pacollit, i cili tha se është ndjerë i frikësuar se mund të ketë akt terrorist ndaj aeroplanit të tij, gjë që sipas tij, ishte edhe arsyeja se pse ateroi fillimisht në Shqipëri.

Ai tha se deklarata e tij ishte e natyrshme pas presionit dhe diskursit që ka dominuar opinionin publik gjatë këtyre ditëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Deputeti Behgjet Pacolli pasi ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” shkoi në rezidencën e tij në Hajvali, ku po qëndron akoma.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]