Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do të mund të udhëtojnë qytetarët me autobusë në tërë vendin?

nga Revista Kosovarja

Me lehtësimin e masave të cilat parashihen në fazën e dytë që ka filluar nga e hëna, është paraparë që të fillojë edhe qarkullimi ndërurban.

Mbi artikull

Mirëpo, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo mund të bëhet vetëm me leje të veçanta. Për këtë ka dhënë detaje në një lidhje direkte për Gazetën Express, Ruzhdi Kurtishaj, kryeshef ekzekutiv i Transportit Rrugor në Kosovë

Kurtishaj tha se qytetarët e kanë të nevojshme të udhëtojnë me autobusë, mirëpo për shkak të lëvizjes së kufizuar, kjo momentalisht vështirë se mund të realizohet.

“Unë nuk mund t’u rekomandoj kompanive që të dalin në punë, sepse kemi të bëjmë me shkelje të ligjit. Kur flasim për lehtësimin e masave për disa biznese, kur nevoja e qytetarëve për të udhëtuar është shumë e madhe, por edhe të punësuarit kanë nevojë të udhëtojnë me autobusë por në të njëjtën kohë autobusët janë jashtë funksionit për shkak të mungesës së një vendimi për të lejuar punën e operatorëve. Qytetarët për brenda një periudhe prej 2 orëve ata mund të arrijnë në Prishtinë nga Prizreni, por si do të kthehen?”

Moneytizer Paragrafi 4

“Pra nuk mund të flasim për një transport të rregullt në bazë të rendit të udhëtimit ndërurban pa u lehtësuar masat për qarkullim të qytetarëve. Është një moskoordinim institucional, do të ishte mirë që kjo çështje të rregullohet”, tha Kurtishaj për Express.

Ai tha se kanë ftuar Ministrinë e Shëndetësisë që të diskutojnë për çështjen e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimin e autobusëve, por nuk kanë marrë përgjigje.

“Ne i kemi ftuar më datën 15 maj zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, për të diskutuar këtë çështje, por nuk i dimë arsyet e mungesës së tyre në këtë takim, ndoshta ata nuk kanë qenë të gatshëm të flasin për transportin rrugor”, tha Kurtishaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/