Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do të ndryshojë mënyra e testimit për koronavirus në Kosovë?

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Publik i Shëndetësisë së Kosovës (IKSHPK), ka paraparë decentralizimin e testimeve për koronavirus.

Ditëve të fundit në Kosovë numri i vdekjeve dhe i të infektuarve me koronavirus është rritur dukshëm.

Duke e parë që tashmë nuk janë duke u bërë testet siç janë bërë në të kaluarën dhe duke e parë që IKSHPK-ja është duke punuar jashtë kapaciteteve të saja, Komuna e Prishtinës, ka propozuar që t’iu lejohet që të bëhet testi për koronavirus edhe në laboratorët e Qendrave të Mjekësisë Familjare.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Muhedin Nushi, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i cili theksoi se, decentralizimi i testimeve do ta ndihmonte shumë IKSHPK-në.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]