Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka njoftuar se sot, më 30 gusht, në orën 10:00 do të mbajnë një konferencë për medie.
Sipas kësaj sindikate, kjo do të jetë një konferencë e jashtëzakonshme.
Kujtojmë se dje Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se punonjësit që janë në grevë nuk do të marrin paga, shkruan Reporteri.net.
Duke u thirrur në konventat ndërkombëtare dhe ligjet vendore në fuqi, Murati tha se pagat e tyre, po qe se vazhdohet greva, do të duhet të kompensohen nga sindikatat.
Kjo, tha ai, është praktikë mbarëbotërore.
Nga BSPK-ja kanë reaguar duke thënë se janë të shqetësuar me mosreflektimin e qeverisë ndaj kërkesave të grevistëve.
Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të ulen për bisedime dhe të merren parasysh kërkesat e grevistëve.
“Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve”, thuhet tutje në komunikatë.