Përshëndetje zonja magjistare.
Jam një nënë e moshës 53 vjeçare. Do bëhem së shpejti edhe gjyshe. Jetoj në Prishtinë. Si të gjithë edhe ne po jetojmë nën masa të kujdesit emergjent, por dua të di nga ti zonjë e nderuar, a do të zgjat edhe shumë kohë ky virus në Kosovë.
Jemi shumë të frikësuar, sepse ne jetojmë me një shëndetësi të varfër, prandaj nuk kemi si të mos kemi frikë nëse kjo përhapet shumë. Jam lexuese e rregullt e rubrikës tënde në “Kosovare” dhe këtu në portal.
Ju bëjë lutje të keni më shumë përgjigje, sepse jeni shumë e pranueshme me përgjigje konstruktive e të qëlluara, zonja magjistare.
E pres me padurim përgjigjen tënde /“Frika”/
Përgjigje
Se, sa do të zgjat prania e virusit Covid-19 tek ne, do varet më së shumti edhe prej nesh. Disiplina është kushti i parë për kalimin me sa më pak dëme të kësaj pandemie dhe izolimi është kushti numër një që kjo të mos përhapet.
Nëse nuk dalim dhe nuk takohemi në grupe, ne shkëpusim zinxhirin transmetues të infektimit.
E jona është ta përfillim shtetin dhe institucionet e shtetit tonë ,shëndetësinë, policinë dhe ekspertët. Nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë se që na këshillojnë ata. Këto këshilla janë universale në tërë botën dhe për të gjithë njerëzit. Nëse e tërë bota po flet kundër kësaj pandemia, duhet ta kuptojmë rrezikun që na kanoset.
Megjithatë, pas kësaj pandemia, do të kemi një gjë të ditur: Bota do të ndryshojë shumë rregulla dhe koronavirusi do të jetojë me njerëzit deri të zbulimi i vaksinës që do të çrrënjosë virusin.
Bota, do të ndryshojë dhe nuk do të jetë më kurrë sikur deri më tani për jetën në grupe qejfesh e dëshirash ku mungon kujdesi për shëndetin.