Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do ti fusë Gjermania në karantinë Kosovarët e kthyer nga vendlindja?

nga Revista Kosovarja

Sipas autoriteteve gjermane nga java e ardhshme do të ketë testime falas për të gjithë të kthyerit me një përgjigje në katër orë, për rezultat. Nese testimi rezulton negative, nuk do të ketë karantinë, ndërsa nese testimi është pozitiv, atëhere karantina do ti përcjell për një periudhë të caktuar kohore.

Mbi artikull

Të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Gjermani do të kenë mundësi të bëjnë testimin për Covid 19 në të gjitha Aeroportet e Gjermanisë. Këtë vendim e kanë marrë Ministrat e Shëndetësisë së 16 Landeve të Gjermanisë në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë, transmeton tutje albinfo.ch.

Seder për ZDF njoftoi se qendrat e testimit do të ngrihen në të gjitha aeroportet, përcjell albinfo.ch. “Ne duhet të përgatitemi për kthimin e njerëzve nga pushimet”, tha ai.

Në Bavari tashmë kanë nisur pushimet verore, provinca në të cilën janë regjistruar rreth 50,000 njerëz të infektuar deri më tani. /Albinfo.ch.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]