fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

A do t’i mjaftojnë Kurtit garancitë e SHBA-së për ta bërë Asociacionin?

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryemininistri Kurti nuk do Asociacion njëetnik, ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë e sigurojnë se nuk do të jetë i tillë.

Shefi i Qeverisë i çoi disa ministra dhe shefin e kabinetit të tij në takimin e sotëm të thirrur nga SHBA-ja ku u diskutua për Asociacionin dhe nuk deshi të flasë shumë për këtë. Britanikët po ashtu të martën u tregun të vendosur duke e dhënë një qëndrim origjinal se cfarë nuk do të jetë Asociacioni teksa rikujtuan zotimin e Kosovës për ta themeluar atë. A do t’i mjaftojnë Kurtit garancitë e SHBA-së për ta bërë Asociacionin?
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tani është kërkesë eksplicite e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pasi këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të hënën publikuan një shkrim përmes të cilit thanë se ka ardhë koha për ta implementuar marrëveshjen për Asociacionin, sot Ambasada Amerikane organizoi një takim për këtë çështje.

Në diskutimin në ambasadë morën pjesë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, liderë të partive politike, pjesëtarë të shoqërisë civile e diplomatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar katër ministra dhe shefin e stafit të kabinetit të tij në diskutimin për Asociacionin. Së fundmi ai ia ka hapur dyert diskutimit të kësaj çështjeje në Bruksel, por ndërkombëtarët kërkojnë që thjesht të punojë për themelimin e Asociacionit.

Ka të paktën dy vjet që Kurti thotë se s’do të ketë Asociacion njëetnik. Më herët, kësaj bashkësie komunash i referohej thjesht si “Asociacion”. Më parë i referohej si “Zajednicë”.

Në shkrimin e publikuar në “Koha.net”, Chollet dhe Escobar treguan se “çka nuk do të ishte Asociacioni”.

Diplomatët amerikanë thanë se “është me rëndësi të vihet në pah se një Asociacion i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte njëetnik”.

“Këto do të ishin komuna me shumicë serbe ku jetojnë jo vetëm serbët etnikë, por edhe grupet e tjera – shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë – të drejtat e të cilëve gjithashtu duhet të sigurohen dhe mbrohen. Anëtarët e Asociacionit do të ishin zyrtarë lokalë tashmë të zgjedhur si përfaqësues të të gjithë banorëve në komunat e tyre. Ndër shqetësimet kryesore të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ishte çështja se si të sigurohej që Asociacioni mbetet i hapur për të gjitha etnitë dhe të ishte plotësisht brenda strukturës së kornizës ligjore të Kosovës dhe ajo bëri thirrje që propozimi fillestar të përshtatej e të mos hidhej poshtë, si dhe theksoi obligimin për krijimin e një asociacioni të tillë sipas marrëveshjes së Brukselit”, u tha në shkrimin e Chollet dhe Escobar.

Po ashtu, amerikanët garantuan se Asociacioni “nuk do t’ia shtonte Qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ”.

Ky parim i rëndësishëm, diplomatët kujtuan se “daton që nga propozimi i Ahtisaarit”.

“Komunat bashkëpunojnë në bashkëmenaxhimin e juridiksioneve brenda institucioneve dhe strukturave legjitime kosovare. Duke lejuar komunat e caktuara që në mënyrë më efikase të ushtrojnë kompetencat që tashmë i kanë, kjo do të mënjanonte nevojën që qytetarët kosovarë të kërkojnë shërbime nga strukturat paralele ilegale – siç bëjnë shumë veta tani – dhe do të ruante transparencën dhe ligjshmërinë e strukturës së re sipas dhe brenda ligjit kosovar. Dhe çdo mbështetje dhe ndihmë që Serbia do t’ia ofronte komunitetit serb të Kosovës do të duhej të ishte transparente dhe të shkonte përmes këtyre kanaleve legjitime dhe të lejuara”, u tha në shkrimin e Chollet dhe Escobar.

Pas takimit të sotëm për Asociacionin, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier e bëri të qartë se SHBA-ja nuk do jetë diçka si “Republika Srpska”, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike”, tha Hovenier.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott foli gjithashtu pas këtij takimi.

“Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklavë monoetnike”, tha ai përmes një postimi në Tëitter.

E njëjta u theksua edhe në Parlamentin britanik nga ministri për Evropën, Leon Docherty që tha se ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe thotë se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

A do t’i mjaftojnë Kurtit këto garanci?

Kryeministri sot nuk komentoi shumë për këtë temë.

“Në këto minuta ka filluar takimi dhe besoj që ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre. Atje ndodhet shefi i stafit tim dhe shefi i stafit të Presidentes”, deklaroi Kurti.

Së fundmi, kryeministri tha se “Beogradi e dëshiron një Republika Srpska brenda Kosovës, siç e ka në Bosnjë”.

“Ju e dini që Serbia de jure e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën, por de facto nuk e njeh. Dhe, ata nuk e fshehin qëllimin e tyre për ta krijuar një Republikë Serbe [brenda Kosovës]. Ne konsiderojmë që një rrezik i tillë ekziston, mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm, të jemi vigjilentë dhe të mos e lejojmë atë. Por, pa harruar edhe faktin që nëse diçka është pak më mirë se Republika Serbe, jo domosdo është mirë. Pra, edhe nëse themi që nuk do të jetë Republikë Serbe bash tamam qysh është Republika Serbe, kjo nuk është ndonjë garanci që nëse nuk qenka Republikë Serbe, atëherë na qenka shumë mirë puna”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe përderisa është Asociacion njëetnik, nuk e duron Kushtetutshmëria e Kosovës, e cila është bazuar në propozimin e ish-presidentit [Marti] Ahtisaari”, ka thënë ai.

Për takimin e sotëm, Kurti nuk deshi të flasë shumë as të premtën. Tha se nuk e kanë ftuar, por shtoi këtë: “le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë”.

Por, Kryediplomatja e Kosovës që ishte pjesë e takimit në Ambasadën e SHBA’së kur doli prej aty tregoi se cfarë modeli do të refuzojë Kosova.

“Çfarëdo modeli që e lejon Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë, që duan paqe të qëndrueshme dhe marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon”, ka shkruar Gërvalla.


Etiketa: Albin Kurti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së

1 orë më parë
Aktuale

Konjufca takon Escobarin në Washington

3 orë më parë
Aktuale

Si i ishte vjedhur kosovarit vetura “Range Rover”, të cilën e përdorën autorët e vrasjes në Top Channel

6 orë më parë
Aktuale

Prokuroria kërkon që Thaçit t’i zgjatet paraburgimi

7 orë më parë
Aktuale

Kurti: Serbia agresive nuk distancohet nga Millosheviqi dhe Putini

7 orë më parë
Aktuale

Arrestohen tetë persona në Prishtinë, u kapën duke luajtur bixhoz

8 orë më parë
Postimi tjetër

Afërdita Dreshaj habitet nga pritja që i bëhet në Dubai

Xhuli e puthë në shpinë dhe të pasme Atdheun në Big Brother VIP Kosova

Luizi dhe Kiara sonte të kombinuar me njëri-tjetrin

TË FUNDIT

Reagon Bora Zemani pas vrasjes në Top Channel

20 minuta më parë

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të Top Channel. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit mbeti...

Si qëndron raporti i Jonidës dhe Vedatit pas përfundimit të “BBVK”?

51 minuta më parë

Dyshja e njohur gëzojnë një raport të mirë. Këtë e tregoi moderatorja, përmes një imazhi të publikuar në storien e...

Krasniqi nga Izbica fton qytetarët në marshin e drejtësisë dhe mbështetjes me ish-krerët UÇK-së

1 orë më parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në përvjetorin e 24-të të masakrës së Izbicës, për...

Arbana reagoi për vrasjen në Top Channel, por ky detaj e merr më shumë vëmendjen

1 orë më parë

Moderatorja ka befasuar me veprimin e saj të cilit vështirë t’i dihet arsyeja. Arbana Osmani në reagimin lidhur me vrasjen...

Luizi: Nëse nuk e fitoj Big Brother-in do të garoj në këtë spektakël

2 orë më parë

Luiz Ejlli duket se e ka menduar edhe “Planin B” në qoftë se nuk e fitonë Big Brother-in. Ai ka...

Si të mbani në kontroll aciditetin e stomakut gjatë agjërimit

2 orë më parë

Agjërimi besohet të ndihmojë organizmin të vetë-pastrohet nga toksinat. Këto të fundit, janë përgjegjëse për shumë probleme shëndetësore me të...

MË TË LEXUARAT

Majk ironizon hapur me Mozzik- un

Motra e Luizit merr këtë vendim pasi u sulmua Instagrami i këngëtarit për t’u vjedhur

Ngjarjet e ditës, çfarë është planifikuar të ndodhë sot

Pas ndarjes nga Pique, Shakira thuhet se ka gjetur dashurinë e re

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, mësojeni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

Rama: Agresioni kriminal ndaj Top Channel kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese!

Lumi B publikon projektin e ri muzikor, përmend disa fytyra publike

Kaq ndryshe dukej Naser Rafuna si student

Jonida Maliqi nis ditën me plot pozitivitet, por me kë?

Çfarë do të thotë kur fërkoni shputat e këmbëve tuaja para gjumit?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist