fbpx

A do ti pajtoj Afërdita Paqarada Stresin me ish bashkëshorten?

nga Revista Kosovarja

Opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Afërdita Paqarada, ka lënë shije të mirë tek audienca me analizat e saj në puntaten e parë të shout.

Ish “Miss Kosova” dhe afaristja e njohur, gjatë ditëve në vijim ka nxjerrë momente të ndryshme nga zhvillimet brenda shtëpisë.

Paqarada duket se ka qenë vigjilente sidomos në kërkesën e Stresit për takim me ish gruan e tij, bukuroshen Kejsi. Stresi, ka thënë që do ta donte një takim me të.

Nuk ka vonuar reagimi i opinionistes së programit, e cila ka nxjerrë një foto të stresit gjatë momentit të kërkeses, duke i bërë tag të dyve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]