Tashmë dy dekada, ky emër u zhvillua në shumë qytete gjermane, kjo si meritë e familjes shqiptare Rashica, e cila këtë emër rangoi lartë në fushën e biznesit në Diasporë.
Duke gatuar me shumë dashuri, gjithmonë transparent para klientëve, bën që remo’s të jenë ndër restaurantet më të vizituar në 4 qytetet gjermane ku ndodhen pikat e tyre, në Frankfurt, Köln, Westerwald dhe Koblenz, e që së shpejti pritet të hapet edhe pika e radhës në Düsseldorf e me shumë gjasa edhe jashtë kufijve gjerman.
Sigurisht se shumë klientë dhe lexues janë kurreshtarë rreth emrit remo’s, të cilin familja Rashica i vendosi biznesit të tyre.
Është emri i vëllait të madh Remos, i cili ishte iniciatori i gjithë këtij suksesi që kjo familje gëzon sot.
Gatime të shijshme e të parezistueshme, receta internacionale, të cilat do të mund t’i shijoni vetëm në remo’s, tregojnë përkushtimin e stafit për të cilin kuzhina nuk është vetëm thjeshtë profesion.
Menu e begatshme duke filluar nga picat, makaronat dhe sallatat, si dhe ushqim mesdhetarë, si antipastat. Po ashtu,
për momente shumë të veçanta ofrojnë fileto Black Angus ose fileto salmoni, si dhe ëmbëlsira të dizajneve të ndryshme, duke mos lënë anash edhe gamën e pijeve të cilat variojnë nga aperitivët deri te koktejet në remo’s Bar.
Me që kompania është në zhvillim, remo’s iu ofron mundësi punësimi për titujt e radhës: Picamen, kuzhinjer, barista dhe kamarier.
Sigurisht një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan stabilitet në punë dhe aspekt financiarë.
Në faqet e tyre në Instagram remos_restaurants, remos_koeln, remos_frankfurt si dhe remos_westerwald, mund të mësoni më shumë rreth ushqimeve, shërbimit si dhe të merrni informata shtesë rreth kontaktit të këtij rrjeti biznesorë.