fbpx

A duhet larë orizi para përgatitjes?

nga Revista Kosovarja

Përderisa nga larja, orizit nuk i largohen shumë lëndë ushqyese, ka arsye të tjera që larjen e tij e bëjnë të jetë proces i mirë varësisht nga preferenca.

Nëse dikush dëshiron që orizi të jetë kokërr-kokërr, që nuk ngjitet pas zierjes, atëherë ai duhet të lahet para zierjes. Kurse në rast se preferencat janë të kundërta atëherë nuk duhet të lahet.

Në të dy rastet, orizi nuk duhet larë gjatë dhe derisa uji të jetë plotësisht i pastër, pasi mund të humbasë shumë lëndë ushqyese ose t’i largohet pak aroma, shija dhe përbërja e produktit final.Advertisement

Ani pse lahet para përgatitjes, orizi gjatë zierjes prapë i fiton lëndët ushqyese, nga uji në të cilin zihet.

“Edhe pse orizi është i pastër, kur kokrrat e orizit fërkohen me njëra-tjetrës gjatë përpunimit ose paketimit, fërkimi krijon një pluhur të mbetjeve të amidonit që mbështjell pjesën e jashtme të çdo drithi”, ka shpjeguar Brita Lundberg, fermere në Kaliforni.

Sipas saj orizi i bardhë është ai që ka më shumë amidon prandaj duhet të lahet.

Eric Huang, pronar i restorantit “Pecking House” në Brooklyn, New York, ka se larja ndihmon për të mbajtur orizin të ndarë në kokrra individuale, duke krijuar teksturë më të dëshirueshme në shumicën e kuzhinave aziatike.

Shefi tjetër nga kuzhina hispanike e restorantit “Fogón and Lions” në Alpharetta, Georgi, Julio Delgado, thotë se hispanikët e preferojnë orizin kokërr-kokërr prandaj e lajnë para se ta gatuajnë.

“Si puertorikan vendas mamaja ime më ka mësuar që gjithmonë ta lajë orizin deri sa uji nuk duket më i bardhë”, ka thënë ai.

“Kur bëhet fjalë për të bërë oriz persian, ne gjithmonë e lajmë atë. Kjo çon në një teksturë më të mirë dhe kokrra më të gjata”, ka thënë Fares Kargar, pronar i restorantit “Delbar” në Atlanta.

Kargar ka treguar se zakonisht, gjatë larjes, ia ndërron ujin 10 herë orizit, derisa ai të jetë më i pastër, por jo plotësisht i pastër, pasi, sipas tij, largimi i gjithë amidonit që ka orizi në sipërfaqe do t’i ndajë shumë kokrrat.

Pavarësisht shefave të kuzhinës, fermerja Brita Lundberg rekomandon që orizi të lahet në një sitë të hollë.

“Jepini një tundje të butë ndërsa e mbani nën ujë të ftohtë, derisa uji të jetë pothuajse i pastër. Zakonisht një deri në dy minuta për oriz të bardhë ose rreth 30 sekonda për oriz me ngjyrë kafe”, ka thënë ajo.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]