fbpx

A duhet qethur qeni në verë?

nga Revista Kosovarja

Debati mbi qethjen e kafshëve në verë, sidomos atyre leshatore, i ka ndarë veterinerët në dy grupe të mëdha, njëri “pro” dhe tjetri “kundër”. Duke u nisur nga vetja, ne njerëzit mendojmë se sa më të larta të jenë temperaturat, aq më hollë duhet të “vishemi”.

Por ja që kjo mund të mos jetë e vërtetë për shumicën e kafshëve. Teksa djersijmë, trupat tanë freskohen, por qentë nuk kanë të njëjtin sistem “ventilimi”. Sipas specialistëve, ata freskohen kryesisht gjatë dihatjes, gulçimit. Lagështia avullon nga gjuha e qenit teksa dihat, gjaku freskohet dhe qarkullon lirshëm, kësisoj kafsha ndihet rehat.

Nga ana tjetër, ndryshe nga ç’mund të mendohet, qimet e pastra e izolojnë qenin nga i nxehti dhe e ndihmojnë ta ndiejë më pak vapën. Sidoqoftë, në disa raste, për shkak se kafsha mund të jetë e moshuar dhe lëviz pak, veterineri mund të rekomandojë ta qethni në disa zona, pasi kjo ndikon për t’i mbajtur ato të pastra dhe pa parazitë.

► E RËNDËSISHME: Mbajeni pastër lëkurën e qenit Kur qimet janë të pista ose me njolla, minimizohet efekti mbrojtës I lëkurës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]