Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A e dini çfarë ndodhë kur e mbushni veturën me derivate të gabuara

nga Revista Kosovarja

Është një problem i zakonshëm i cili është në rritje, e veçanërisht për familjet që i posedojnë dy vetura të cilat ecin me karburante të ndryshme.

Mbi artikull

Por, çfarë ndodhë kur e gaboni karburantin e veturës tuaj?

Qysh në fillim, ky gabim do t’ju kushtojë mjaftë para! Procedura për zgjidhjen e këtij problemi dallon varësisht nga lloji i motorit që e keni – por rregulli i parë është që në asnjë rast të mos e ndizni veturën posa ta kuptoni që e keni bërë një gabim trashanik!

Nëse veturën tuaj e keni mbushur me benzinë në vend të naftës, atëherë elementi tretës i benzinës ka potencialin të shkaktojë dëme serioze në pompën e mbushjes dhe në pjesë tjera të sistemit të karburantit, e më shumë mundësi do t’ju duhet një zëvendësim i plotë i pompës së karburantit, injektorëve të dizelit, filtrave, rezervës, etj.

Moneytizer Paragrafi 4

Tjetra është se urgjentisht duhet ta largoni tërë benzinën nga vetura para se të mund ta vozisni veturën.

Në anën tjetër, hedhja e naftës në një veturë me benzinë është më pak e prirë të shkaktojë probleme në motor të veturës, sepse për shkak të se nafta është më e rëndë dhe më e lëngshme, mund të ndodhë që vetura të mos ndizet fare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]