Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A e dinit ku punon Alma Bektashi?

nga Revista Kosovarja

Alma Bektashi është një nga këngëtaret me të mira shqiptare e cila ka pasur mjaft suksese në botën e këngës. Ajo ka nxjerrë mjaft kënge, albume dhe videoklipe të pëlqyera.

Ajo është e martuar në Shqipëri dhe është nënë e dy fëmijëve. Alma ishte edhe shoqe e klasës së Teuta Selimi-t dhe kanë ndarë bankën së bashku.

Një ndër këngët e saj të para ishte “Nuk ka tjetër si ai”, një kënge e cila u shoqërua edhe me videoklip si dhe ishte pjesë e videofestivalit “Video Fest Muzikor 2003” ku arriti të marrë çmimin “Videospoti më i mirë në konkurrencën e Postproduksionit më të mirë”. Po ashtu një ndër këngët më të bukura të saj ishte “Do te pres”.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu ajo ka marrë pjesë edhe në shumë festivale të tjera ku ka qenë fituese e disa çmimeve të para. Në fund të vitit 2011 ajo përzgjidhet nga stafi i “Top-Channel” për te qenë pjesë e jurisë profesionale të një talent-sh, pra pikërisht për të qenë pjesë e talent-shoë “The Voice of Albania”. Pas 16 javëve trajnim në vitin 2012 një nga vajzat e grupit te saj Rina arrin deri ne finale duke marre kështu çmimin e parë së bashku me trajnerin e saj duke u shpallur fituese te “The Voice of Albania”.

Aktualisht ajo punon në një nga universitet e Tiranës dhe vazhdon me projektet e saja te reja, shkruan “Kosovarja”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alma Bektashi (@almabektashi)

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]