Familja Muqiqi përbëhet tani prej 9 anëtarëve.
Nystreti, Merita, Albatriti, Albiona, Ena, reja Egzona dhe dy mbesat e nipi janë ata që ë përbëjnë këtë familje jo edhe të vogël, shkruan “Kosovarja”.
Të gjithë janë të njohur për publikun kosovar, sidomos Nystreti dhe Merita me karrierën e tyre të bujshme tash e sa vite.
Por krahas tyre ka ecë edhe djali Albatriti, të cilit po ashtu i janë bërë goxha disa vite prezencë në skenën muzikore.
Ndonëse është i vetmi prej fëmijëve që ndoqi rrugën e nënës e babit, vajzat kanë zgjedhur krejt tjetër drejtime.
E vogla e shtëpisë Enea është duke u bërë një grimere profesionale, e për këtë arsye çdo herë edhe e shohim të grimosur.
Duke qenë kaq e bukur, me siguri që pyetja më e shpeshtë që dëgjohet prej meshkujve e mund t’ia bëjnë edhe Albatritit është ajo se a e jep motrën në katund.
Në këtë rast përgjigjja më shumë i takon të motrës se sa atij./Kosovarja/