Sara dhe Ledri janë dyshja më e përmendur në mediat rozë.
Çifti simpatik janë mjaft të pëlqyer e të ndjekur në rrjetet sociale nga një masë e gjerë, Ledri me 1.3 milionë ndjekës e Sara me 342 mijë, shkruan “Kosovarja”.
Ledri ka vite që njihet si reperi më i mirë kosovar, e Sara ka filluar të njihet vonë si një blogere me nam në Shqipëri e Kosovë.
Sara pëlqehet shumë sa i përket pamjes së jashtme, me bukurinë që posedon ajo ka zënë shpesh hapësirat e mediave rozë duke u komentuar shpesh për fotot që ka publikuar në rrjetet sociale.
Së fundmi, Sara ka hyrë në duart e grimerit Abër Bytyqi i cili bëri mrekulli në fytyrën e saj.
Por blogerja u duk aq ndryshe, aq sa ja vlen ta pyesim se a e njofti Ledri?/Kosovarja/